Gazetarja Mira Kazhani ka rrëfyer ëndrrën e parealizuar për të qenë nënë. Në “Goca dhe Gra” ajo tregoi se ishte shumë vonë për të përdorur teknikën “In Vitro”, por edhe sepse kishte frikë dhe kompleks për ta bërë këtë gjë e vetme.
“I thashë jo ngrirjes së vezëve. Vetëm këtë fjalë më tha mjeku, “pse?”. Ja pra, e kisha bërë këtë gabim, për vajzat që janë ende në kohë.
Neglizhencë apo mungesë informacioni? Besoj që të dyja, por sidomos kompleksi dhe frika për ta bërë këtë gjë edhe vetëm”, tha Kazhani, duke paralajmëruar Ori Nebiajn.
Duke folur për këtë çështje, Ori Nebiaj ka pranuar se ajo e ka kryer këtë procedurë.
“I kam marrë masat”, u shpreh ajo.
“Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, u shpreh Mira Kazhani. /ad
