Last Updated on 06/09/2026 by EL
Juristja e njohur Eni Çobani, e ftuar në podkastin e Grida Dumës, ka rrëfyer një nga rastet më të rënda me të cilat është përballur gjatë punës së saj, që sipas saj i ka lënë shenjë.
Bëhet fjalë për një familje shumë të pasur dhe shumë publike në Shqipëri, emrat e së cilës Çobani nuk i bëri publikë, por që sipas saj jetonin një dramë të dyfishtë ku jashtë shfaqeshin si çifti perfekt, ndërsa brenda mureve të shtëpisë fshihej tradhti, dhimbje dhe një fëmijë pa atësi.
“Një familje shumë të pasur në Shqipëri, ku unë u ndodha padashur pjesë e ndërmjetësimit të çiftit, ku preka nga afër se çfarë kishte ndodhur në atë familje. Me shumë qetësi më është përcjellë dhe nga bashkëshorti dhe nga bashkëshortja historitë që kishin jetuar edhe pse bashkë në mënyrë të përveçme. Dhe fatkeqësisht bënin sikur nuk dinin, por në fakt ajo dihej sepse kur je në një çati dhe kur mungon me ditë të tëra dhe kur vjen në jetë dhe një fëmijë që nuk ka atësinë e një personi që ti bashkëjeton ti duhet ta kuptosh që diçka ka ndodhur. Dhe kjo besoj ka qenë një nga ato rastet tronditëse për të cilën sigurisht mu desh të rrija afër si zonjës dhe zotërisë. Që nuk doli kurrë në publik, pa diskutim.
E them këtë si më të fortën sepse emrat e përfshirë janë emra shumë publik dhe të njohur. Dhe kjo sigurisht tek unë solli edhe atë tronditjen brenda vetes për të parë dhe kuptuar që si është e mundur, sepse unë ata i kisha takuar herë pas here si ajo familja që vetëm putheshin dhe përqafoheshin dhe ndërkohë ata kishin një dramë brenda familjes, ku sytë e tyre nuk e shprehnin jashtë, por ata vuanin.
Pasuria ishte elementi për të cilin ata nuk do gjenin kurrë qetësi sigurisht arritëm në një zgjidhje. Situata u çlirua, janë të padivorcuar vazhdojnë në dashuritë e tyre dhe sigurisht që nuk jetojnë fizikisht bashkë, por martesa vazhdon. Traumën më të madhe e përjetonte bashkëshortja, arritja e saj deri në ato pika deri në ardhjen e një fëmije ishte pak në inat të marrëdhënieve të herë pas hershme të bashkëshortit.
Pra nuk flasim për një person që kishte vetëm një njeri, por kishte disa dhe kjo çonte ujë në pjesën e gruas e cila vendosi gjithashtu të bënte të njëjtën gjë. Por ardhja e një fëmije e kishte traumatizuar, dhe mos pasja e mundësisë që atësia të ishte e babait sepse sigurisht ai e kishte refuzuar. Ajo pastaj vendosi që ndarjen nuk do ta bëj sepse edhe pasurinë nuk mund ta ndajë me ato njerëz që më sollën mua në atë pikë dhe vazhdon të jetë në atë lidhje”, tha Çobani./et
