Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një rritje e numrit të qytetarëve që i bashkohen protestës.
Po ashtu ata kanë paralajmëruar se të martën e datës 8 shtator do të jenë para Parlamentit, me nisjen e sesionit të ri Parlamentar.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre.
