Last Updated on 26/11/2026 by EL
Enian Sina është prezantuar këtë të enjte si administratori i ri i Furnizuesit të Shërbimit Universal, gjatë një ceremoni të zhvilluar në ambientet e OSHEE Group.
Administratori i OSHEE Group, Mentor Hima, gjatë prezantimit, shprehu bindjen se Sina do të ketë bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të strukturave dhe punonjësve në proceset që e presin institucionin.
“Me përvojën e tij në detyrat dhe funksionet që ka mbuluar, do të jetë një vlerë e shtuar në arritjen e objektivave të FSHU”, theksoi Hima.
Ndër të tjera, administratori i OSHEE, vuri në dukje, disa nga objektivat e grupit që lidhen me rritjen e performancës financiare dhe operacionale, përmes modernizimit dhe digjitalizimit të mëtejshëm të proceseve të punës, me qëllim, rritja e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientit.
Nga ana e tij, Enian Sina falenderoi për besimin dhe mbështetjen, duke deklaruar se “bashkëpunimi në grup do të jetë thelbësore në përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve të FSHU”.
