Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vëmendjen pas finales së Kupës së Botës, pasi nuk u largua nga podiumi gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për ta bindur të linte skenën që u takonte kampionëve.
Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i dorëzoi Kupën e Botës kapitenit të Spanjës, Rodri Hernández. Megjithatë, pas momentit zyrtar të dorëzimit, presidenti amerikan qëndroi për disa çaste pranë skuadrës spanjolle, ndërsa lojtarët përgatiteshin për të ngritur trofeun.
Në atë moment, Rodri ndërhyri dhe e shoqëroi Trumpin drejt anës së skenës, duke i hapur rrugën ekipit që të festonte i vetëm ngritjen e Kupës së Botës.
Pamjet e këtij momenti u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e tifozëve, pasi ceremonitë e ngritjes së trofeut zakonisht rezervohen për lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit sportivë të skuadrës kampione.
Spanja siguroi titullin botëror pas një finaleje të fituar ndaj Argjentinës, ndërsa Rodri, si kapiten i skuadrës së Luis de la Fuente, ishte ai që ngriti lart trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror./ad
