Last Updated on 29/11/2026 by EL
Në përvjetorin e parë të lamtumirës së këngëtarit Shpat Kasapi, aktori i njohur Rezart Veleshnja kujton këngëtarin përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi të varrit të tij.
“Artisti i madh Shpat Kasapi”, ka shkruar Veleshnja krahas imazhit, në të cilin varri i këngëtarit shikohet i mbuluar në të bardhë, nga dëbora dhe disa lule. Mirëpo në sy ka rënë dhe epitafi i gdhendur me shkronja të arta në gurin e varrit, që përmbledh trashëgiminë artistike të këngëtarit në pak fjalë.
“Artist në jetë, legjendë në përjetësi. Zëri yt do të jehojë ndër breza”, shkruhet në mbishkrim.
Edhe pse një vit më parë u nda nga jeta pabesisht në moshën 40-vjeçare, Shpat Kasapi sot e kësaj dite kujtohet nga kolegët, miqtë dhe publiku që u rrit me këngët e tij.
