Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë një postim në platformën X ku thotë se do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist të Iranit.
Netanyahu shkruan se nën udhëheqjen e tij përfaqësuesit e regjiimt terrorist irnaian do të luftohen, ndryshe nga Erdogani, që sipas Netanyahut i përkrah.
“Izraeli nën udhëheqjen time do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist të Iranit dhe përfaqësuesit e tij, ndryshe nga Erdogani i cili i akomodon ata dhe masakron qytetarët e tij kurdë”, shkruan Netanyahu./Mxh
