Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se i ka bërë thirrje homologut të tij iranian për të shfrytëzuar mundësinë aktuale dhe për të hapur rrugën drejt një depërshkallëzimi të qëndrueshëm të situatës.
Në një postim në platformën X, Macron bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, gjatë së cilës ka shtyrë për arritjen e një marrëveshjeje që garanton siguri rajonale me përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit.
Sipas mediave ndërkombëtare, Macron ka theksuar gjithashtu nevojën që Irani të rihapë ngushticën e Hormuzit, si dhe rëndësinë e arritjes së një armëpushimi, përfshirë edhe në Liban.
Ai ka nënvizuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme./mxh
