Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri ka bërë një reagim lidhur me protestën e studentëve në Tiranë.
Shoqata i bën thirrje të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme të vazhdojnë solidarizimin e protestave që zhvillohen në Shqipëri, sepse është në të mirën e tyre.
Po ashtu i bëhet thirrje të gjitha bizneseve shqiptare të mbështesin protestat, të ndihmojnë me çdo formë protestuesit dhe në shenjë solidarizimi, të ulin qepenat e bizneseve në orët kur zhvillohet protesta
“Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë ju bën thirrje të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme të vazhdojnë solidarizimin e protestave që zhvillohen në Shqipëri, sepse është në të mirën e tyre, në të mirën e bizneseve të tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve dhe të familjeve të tyre.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, në koordinim me shoqërinë civile, ka qenë gjithmonë në protesta dhe në sheshe, për të denoncuar korrupsionin dhe aferat korruptive të këtij pushteti.
Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve shqiptare të mbështesin protestat, të ndihmojnë me çdo formë protestuesit dhe, në shenjë solidarizimi, të ulin qepenat e bizneseve në orët kur zhvillohet protesta. Ulja e qepenave është dhe një masë e mirë për të mbrojtur bizneset nga dëmet dhe dëmtimet që ndodhin në protesta”, thuhet në deklaratë. /k.m
