Last Updated on 12/10/2026 by Monika
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij për 60 ditë nga Kuvendi.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Bardhi hedh akuza se propozimi i Partisë Socialiste për ndëshkimin e tij është bërë më urdhër të kryeministrit dhe njëherazi kryesocialistit Edi Rama.
Sipas demokratit, Rama mendon se me këtë vendim do t’i mbyllë gojën për korrupsionin e qeverisjes së tij, që po shkatërron jetën e shqiptarëve.
“Duke më përjashtuar për 60 ditë nga Parlamenti, në kundërshtim me Rregulloren, Edi Rama mendon se do të më mbyllë gojën për korrupsionin e qeverisjes së tij, që po shkatërron jetën e shqiptarëve”,-shkruan Bardhi.
Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, ër incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë./mxh
