Botërori 2026 ka rikthyer edhe një herë dominimin e futbollit evropian dhe atij amerikano-jugor, me Francën, Spanjën, Anglinë dhe Argjentinën që kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.
Sipas statistikave, nga 23 edicione të Kupës së Botës, kombëtaret evropiane kanë arritur 65 herë në gjysmëfinale, ndërsa ato të Amerikës së Jugut 24 herë.
Afrika ka pasur vetëm një përfaqësuese në këtë fazë, Marokun në vitin 2022, ndërsa Azia një herë me Korenë e Jugut në vitin 2002. Botërori 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, ndërsa Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji do të organizojnë ndeshje përkujtimore të 100-vjetorit të turneut.
Në Evropë po diskutohet edhe një format i ri kualifikues, i ngjashëm me modelin e Champions League, ku 36 kombëtare mund të ndahen në tre grupe me nga 12 skuadra.
Aktualisht është hedhur ideja që Evropa të përfaqësohet me më shumë se 16 skuadra në Botërorin e ardhshëm, duke marrë parasysh rezultatet historike. Për këtë UEFA pritet të bëjë një kërkesë në FIFA, për rritjen e numrit të kombëtareve europiane në Kupën e Botës./mxh
