Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka deklaruar se do të dorëzojë nesër kandidaturën e saj në garën për kryetare të Partisë Demokratike, duke zyrtarizuar kështu emrin e saj përballë Sali Berishës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari thotë se afati i vendosur nga PD-ja për regjistrimin në garë, më pak se 24 orë, është absurd dhe i qëllimshëm, megjithatë ajo do të dorëzojë kandidaturën sipas kritereve të vendosura nga Shkëlzen Berisha, babai i tij, Sali Berisha, Albana Vokshi dhe Gazmend Bardhi.
Postimi i plotë:
Pra, Shkelzen Berisha, kriteret për aplikim publikohen në mesditë dhe afati është të nesërmen në 12:00 — ndërkohë që janë firmosur që më 18 mars, përpara se kërkesa ime t’ju vinte zyrtarisht.
Me diferencën 6-orëshe me SHBA-në, kjo përkthehet në një afat absurd dhe të qëllimshëm.
Sidoqoftë, do ta dorëzoj kandidaturën sipas “kritereve” që keni ndryshuar ti, babai yt, Albana Vokshi — e cila nuk është zgjedhur asnjëherë me votë dhe do të penalizohet në të ardhmen për manipulimin e pastër të votave dhe bashkëpunimin me ju për marrjen peng të PD-së — si dhe Gaz Bardhi, i cili është në një pozicion shumë më të keq se Vokshi dhe nuk ka qenë pjesë e Rithemelimit që mundësoi marrjen e PD-së. Madje, së bashku me Babalën, helmuan demokratët dhe blinduan selinë për të dëmtuar misionin tonë.
Dhe tashmë, ata janë në krye, ndërsa ne, që ishim arsyeja pse e morët atë parti, po luftohemi.
Gjithsesi, nesër do ta dorëzoj kandidaturën siç duhet dhe jeni të paralajmëruar — I know exactly what you’re doing, and so do others.
Së shpejti, përveç SHBA-së, luftën kundër jush do ta çoj edhe në BE, dhe EPP do të mësojë shumë shpejt kush është Albana Vokshi dhe si ka vjedhur dhe manipuluar votat në PD për dekada me radhë. I njëjti prezantim do t’i bëhet edhe Sali Berishas.
