Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/ Veprimi që trazoi rrjetin


Njohja dhe marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit në Big Brother Vip Albania duket se ka marrë “bekimin” e familjarëve të tyre.
Kjo është vënë re nga llogaritë sociale në Instagram të dy banorëve, të cilët tashmë ndiqen zyrtarisht me njëri-tjetrin. Ky veprim, i kryer nga familjarët e “çiftit” që menaxhojnë llogaritë shihet si një shenjë përkrahjeje për marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njihen bashkë që prej 4 vitesh. Ishte ky i fundit që deklaroi me hyrjen e tij në Big Brother se me Brikenën kishte qenë në një lidhje.
Ai kishte deklaruar në një nga netët e spektaklit se kishin qenë familjarët e Brikenës që asokohe nuk ishin dakord për lidhjen e tyre. Por siç e thamë dhe më sipër ky “mospëlqim” nuk ekziston më, përkundrazi kanë dhënë miratimin e tyre për këtë lidhje. /Kb
