Last Updated on 23/03/2026 by Kesjana
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar fanellat e reja të Kombëtares, shoqëruar edhe me kuptimin e tyre.
Nga ëndrrat e fëmijërisë, te pasioni që na dërgon si shqiponjë përtej oqeanit. Djemtë tanë kuqezinj janë më të motivuar, të pandalshëm dhe krenarë se kurrë më parë.
Fanella e parë: Ti Shqipëri, më jep nder

E kuqe me jakë të rrumbullakët të zezë dhe me një shirit kuq e zi në skajet e mëngëve. Vijat e valëzuara krijojnë siluetën e shqiponjës dykrenare – Simboli ynë, i endur në pëlhurë.
Fanella e dytë: Zambaku i një legjende

Tërësisht e zezë me motivin e zambakut – Simboli i fisnikërisë dhe nderit që shfaqet gjithashtu në përkrenaren e mbajtur nga heroi historik kombëtar shqiptar Skënderbeu.
Fanella e tretë: Dreams are Beyond

E bardhë e zbehtë, e theksuar nga detaje të kuqe në qafën e rrumbullakët, skajet e mëngëve dhe shiritin e kuq në fund të fanellës./kb
