Italia ka miratuar një ligj që fut femicidin në kodin penal të vendit dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm.
Associates Press raporton se votimi përkoi me ditën ndërkombëtare te dhunës ndaj grave, një ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Propozimi qe erdhi nga kryeministrja Giorgia Meloni parashikon se cdo vrasje e një gruaje që kryhet si akt urrejtjeje, diskriminimi, dominimi, kontrolli ose nënshtrimi për shkak se ajo është grua, të klasifikohet zyrtarisht si femicid. Gjithashtu çdo femicid do të ndëshkohet automatikisht me burgim të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat e tjera lehtësuese.
Ligji mori mbështetje dypartiake nga shumica e qendrës së djathtë dhe opozita e qendrës së majtë në votimin përfundimtar në Dhomën e Ulët, duke kaluar me 237 vota pro.
Kjo vjen në përgjigje të një serie vrasjesh dhe dhune që synon gratë në Itali. Associated Press shkruan se rasti i Giulia Cecchettin, e vrarë nga ish-partneri i saj në vitin 2023, një ngjarje që tronditi opinionin publik nxiti kërkesat për masa të ashpra ligjore.
“Ne kemi dyfishuar fondet për qendrat dhe strehimoret e grave te dhunuara ,kemi vënë në dispozicion numra emergjence, kemi organizuar aktivitete innovative dhe ndërgjegjësuese, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Ndonëse opozita e qendrës së majtë e mbështeti ligjin në parlament, ajo theksoi se qasja e qeverisë trajton vetëm aspektin kriminal të problemit, duke lënë menjeane ndasite ekonomike dhe kulturore.
Sipas agjensise italiane te statistikave Istat vitin e kaluar u regjistruan 106 vrasje të grave, 62 prej të cilave të kryera nga partnerë ose ish-partnerë./mxh
