Last Updated on 18/02/2026 by Anisa
Si pasojë e një fenomeni të rrallë të baticës, të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, dhe rritjes së nivelit të ujit në Lagunën e Nartës, ka çuar në përmbytjen e Manastirit të Zvërnecit dhe të tokave përreth.
Nga pamjet e videove shihet se uji ka dalë mbi sipërfaqet përreth, duke krijuar vështirësi në aksesin drejt manastirit. Situata lidhet edhe me reshjet e dendura dhe shkarkimin e pamjaftueshëm të ujërave drejt detit.
