Radio Televizionin Shqiptar, nën drejtimin artistik të Elhaida Danit, pritet të zhvillojë edicionin e 64‑t të Festivalit të Këngës. Kjo është ngjarje e madhe muzikore që mbahet tradicionalisht në fundvit dhe që shërben si mekanizëm përzgjedhjeje për Eurovision.
Festivali pritet të zhvillohet për katër netë rresht ku dy do të jenë 2 netë konkurruese, një natë nostalgjie e dedikuar për këngët që kanë lënë gjurmë si edhe nata e finales së madhe ku do të shpallet edhe fituesi i “Fest 64” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës së vitit të ardhshëm.
Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore./ K.M
LISTA E PLOTË:
- 2 FARM
- ALIS
- EGZON PIRECI
- ENDRI KAÇAÇI
- ENXHI NASUFI
- ERAND SOJLI
- ERIK LLOSHI
- EVI REÇI
- FIFI & TIRI GJOCI
- FRENSI
- GERTA MAHMUTAJ
- GHITI
- GRESA GJOCERA & BLEDI KASO
- INIS NEZIRI
- KAMELA ISLAMAJ
- KIMI
- KLEANSA SUSAJ
- LORENC HASRAMA
- LUNA ÇAUSHOLLI
- MALVINA LIKAJ
- REZARTA SMAJA
- RIGERSA LOKA
- SARA KAPO
- SAVJANA VJERDHA
- SHEILA
- SIHANA HAXHNIKAJ
- THREEX
- VEDAT ADEMI
