Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat masive me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Stockton të Kalifornisë. Sipas raportimeve, mes viktimave ka edhe fëmijë.
Nga të shtënat janë plagosur edhe 14 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet.
Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka thënë se të shtënat dyshohet se kishin një shënjestër. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. /K.M
