Një shpërthim me eksploziv ka tronditur një natë më parë Vlorën. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në lagjen “Partizani”.
Lënda eksplozive ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.”, thuhet në njoftimin e policisë./K.M
