Në Pogradec ka nisur Festa e Koranit, ku kuzhinierët e zonës prezantojnë gatime tradicionale dhe moderne me “mbretin e liqenit”, duke e kthyer atë në një atraksion të preferuar turistik. Këtë vit në liqen do të hidhen 2 milionë rasatë korani, ndërsa aktiviteti u shoqërua edhe me muzikë dhe vizitorë të shumtë.
Në Pogradec ka nisur festa e Koranit.
Kjo festë përkon me nisjes e pasurimit të liqenit me rasatin e Koranit dhe si çdo vit në qytetin liqenor, janë bërë bashkë kuzhinierët e zonës të cilët kanë përcjellë për vizitorët mënyrat e gatimit të peshkut që është simbol i Pogradecit.
Korani, i quajtur ndryshe dhe mbreti i liqenit mbetet një nga ushqimet e preferuar të vizitorëve, duke u kthyer tashmë edhe në atraksion turistik.
Kuzhinierët po ruajnë pjatat tradicionale të gatimit të peshkut, por shumë të preferuara janë dhe gatimet moderne.
Vetëm këtë vit në liqen po hidhen 2 milionë rasatë të rinj korani, por zëvendës ministri i Bujqësisë premton se vitin e ardhshëm do të ketë një sasi më të madhe.
Krahas kulinarisë, pushuesit në Pogradec patën mundësi të shijojnë edhe mbrëmje muzikore./kb
