Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota.
Nëpërmjet bojërave të ujit mbi telajo, piktorët do të sjellin në mënyrë artistike zonat më të bukura Linit dhe Pogradecit.
“Më duket një vend perfekt, është hera e parë për mua, nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë por duket që po zhvillohet. Sot po pikturoj ujin, banesat, natyrën, ngjyrat, interpretim fantastik sot”, shprehet një piktor italian.
“Është hera e dytë në Shqipëri, hera e parë në Pogradec. Shqipëria është me shume se e bukur sepse natyra është ende natyrë. Ngjyra plot dritë dhe plot jetë”, thotë një grua.
“Unë jetoj ne Itali dhe me behet qejfi qe ne këtë periudhë rikthehem për të pikturuar me mall. Shqipëria është kudo vepër arti. Ka ngjyra të forta, elegante, është çdokënd i Shqipërisë ka diçka për të thënë”, shprehet një piktor shqiptar.
Armand Xhika, një nga organizatorët e këtij festivali Ndërkombëtar tregon se artistët pjesëmarrës janë të një niveli të lartë.
“Artistët që marrin pjesë këtu janë të cilësive të rralla. Të gjithëve u pëlqeu Pogradeci. Është uji, ngado që shkon ka ujë, bojërat e ujit kanë ndërlidhje. Janë të mahnitur. Nuk e besonin dot sa bukur është, nuk kishin ardhur në Shqipëri shumica, janë nga Ukrainë, Lituani, Spanjolle, italiane”, thotë ai.
Ekspozita e punimeve do të qëndrojë e hapur deri më datën 12 Korrik, ku qytetarët dhe turistët në Pogradec kanë mundësi të shijojmë veprat e artistëve ndërkombëtare./kb
