Festivali i 65-të i Këngës në RTSH ka zbuluar artistët që do të jenë pjesë e edicionit të këtij viti. Nga emra të njohur të muzikës shqiptare te bashkëpunime dhe artistë të rinj, 28 pjesëmarrës janë përzgjedhur për të konkurruar në një prej festivaleve më të rëndësishme muzikore në vend.
Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën zyrtare pas përfundimit të aplikimeve dhe procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës.

Lista e plotë e 28 artistëve pjesëmarrës:
1. Adhurim Demiri
2. Alegra Jaho
3. Algert Sala
4. Ana Bushgjokaj
5. Ardit Çuni
6. Arsi Bako
7. Auron Deva dhe DJ Sardi
8. Chip Deva
9. Djemtë e Detit
10. Eldis Arrnjeti
11. Erinda Agolli
12. Gigliola Haveriku
13. Gjergj Jorgaqi
14. Herva Novaku
15. Josif Gjipali dhe Ardita Meni
16. Kejsi Jazxhi
17. Kejsi Tola
18. Khuba-Shkelzen Rexhaj
19. Leandra Godaj
20. Martina Serreqi
21. Michela Paluca
22. Orgesa Zaimi
23. Petro Fejza ft. Antonio Papa
24. Rei Bezhani
25. Sara Bajraktari
26. Sigi Bastri
27. Vanesa Sono
28. Xhoni Jesku

Sipas njoftimit të RTSH-së, faza e aplikimeve zgjati gjashtë ditë, nga 22 deri më 27 shtator, dhe tërhoqi interesin e artistëve, kompozitorëve dhe krijuesve të muzikës së lehtë shqiptare, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga diaspora.
Të gjitha aplikimet u dorëzuan përmes platformës zyrtare online të festivalit, ndërsa këngët e përzgjedhura iu nënshtruan kritereve artistike dhe teknike të përcaktuara në rregullore.
Ndër kushtet kryesore është që çdo këngë konkurruese të interpretohet tërësisht në gjuhën shqipe dhe të mos e kalojë kohëzgjatjen prej katër minutash.
Me publikimin e emrave, vëmendja tashmë zhvendoset te këngët që do të prezantohen në festival. Mbetet për t’u parë se cilët artistë do të spikasin këtë vit dhe cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./k.m
