Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e parafundit kualifikuese atë ndaj Irlandës për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit, mund t’i kushtonte Cristiano Ronaldos të paktën 3 ndeshje skualifikim.
Por, Komisioni Disiplino i FIFA-s është treguar i butë në këtë rast, duke e dënuar Cristiano Ronaldon me një ndeshje pezullim, të cilën ai e kreu në ndeshjen e fundit kualifikuese, atë ndaj Armenisë.
Kjo do të thotë që Cristiano Ronaldo do të ketë mundësinë të luajë që nga ndeshja e parë e Portugalisë në Botërorin e verës së ardhshme. m.p.
