Filmi i ri i regjisorit Danny Boyle, “Ink”, pati premierën e tij në Mbretërinë e Bashkuar në festivalin e filmit në Londër.
Ky prodhim kinematografik sjell historinë e vërtetë të transformimit dhe ngritjes së tabloidit britanik “The Sun” në vitin 1969.
Filmi është një përshtatje e dramës së vlerësuar me çmime Tony nga James Graham.
Ai ndjek rrugëtimin e manjatit të medias Rupert Murdoch dhe kryeredaktorit Larry Lamb, të cilët morën një gazetë në prag falimentimi dhe e kthyen atë në fuqi mediatike përmes një stili të guximshëm dhe populist.
Rolin e manjatit australian Rupert Murdoch e luan Guy Pearce, ndërsa kryeredaktori ambicioz Larry Lamb portretizohet nga Jack O’Connell.
Në film luan gjithashtu edhe aktorja Claire Foy në rolin e redaktores Joyce
“Është një njeri i jashtëm, dikush që ka përplasur kokën pas një tavan xhami dhe i frustruar që nuk arrin të ulet në tryezën e madhe, është disi një koment mbi sistemin britanik të klasave. Mendova se Leri ishe një individ i shkëlqyer për të shfryer frustrimet e mia”, tha aktori Jack O’Connell.
Filmi “Ink” do të shfaqet në muajin dhjetor në disa shtete./mxh
