Një moment epik ndodhi të dielën mbrëma në Actor Awards 2026 kur Viola Davis, 60 vjeç, shpërtheu në gëzim të pakontrolluar për Michael B. Jordan, 39 vjeç, pasi ai fitoi Çmimin për Aktorin më të Mirë në Rol Kryesor për performancën e tij mahnitëse në Sinners.
Davis, e cila vetë ka një karrierë të jashtëzakonshme, nuk mund të fshihte emocionet kur hapi fletën e çmimit dhe shpalli emrin e Jordan-it një moment që u ndoq nga një nga ovacionet më të mëdha të mbrëmjes.
Në Sinners, Jordan luan dy role të ndara si binjakët Smoke dhe Stack, që kthehen në hometown-in e tyre të viteve 1930 për të hapur një klub nate për komunitetin e zi, vetëm për t’u përballur me një vampir të tërhequr nga talenti muzikor i kushëririt të tyre. Fitorja e tij erdhi përballë konkurrentëve të fortë si Timothée Chalamet, Leonardo DiCaprio, Ethan Hawke dhe Jesse Plemons.
Ky triumf nuk është i vetëm: Sinners fitoi gjithashtu Performancën më të Mirë të Kastit dhe ka rekord historik me 16 nominime Oscar, ndërsa një javë më parë bëri histori në BAFTA 2026, duke u bërë filmi më i dekoruar ndonjëherë nga një regjisor i zi me tre çmime të rëndësishme.
Sezoni i çmimeve përfundon më 15 mars me Oscars 2026, por emocionet e mbrëmjes së së dielës do të mbeten gjatë në mendjet e të gjithëve./mxh
