Last Updated on 02/11/2025 by David
Milani mposhti Romën me rezultatin 1 me 0 në duelin e zhvilluar në “San Siro” që i pati të gjitha. Një fitore karakteri për kuqezinjtë e Allegrit, që tashmë e shohin veten 1 pikë larg kryesuesve të Napolit.
Goli i Pavlovic i dhuroi 3 pikët e arta kuqezinjve, teksa në minutën e 82-të, portieri francez Majk Menja, u shndërrua në një hero të vërtetë duke i pritur penalltinë Dybalas.
Kjo ishte fitorja e 6-të në 10 javë për Milanin si dhe humbja e tretë për Romën. Në duelin e radhës skuadra e Allegrit do të përballet me Parmën në transfertë, teksa Roma pret Udinesen në kryeqytet./ D.C
