Last Updated on 29/09/2026 by Monika
Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë detyrën në transfertë duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 San Marinon në Ligën e Kombeve.
Ky triumf i rëndësishëm i ngjit kuqezinjtë në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve të para, duke marrë kryesimin e Grupit C1.
Skuadra e Maran e nisi sfidën me agresivitet duke zhbllokuar shifrat në minutën e 21-të falë Anis Mehmetit. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Myrto Uzuni dyfishoi avantazhin duke dërguar ekipin në pushim të qetë.
Në pjesën e dytë, fitorja u vulos nga Rey Manaj, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 65-të. Me këtë ecuri perfekte, Shqipëria do të udhëtojë si kryesuese e grupit për përballjen e radhës ndaj Finlandës më 3 tetor.
Më pas, kuqezinjtë do të presin sërish San Marinon më 6 tetor në Tiranë./mxh
