Last Updated on 11/04/2026 by Monika
Festim Dushku është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike për zonën 12, duke konfirmuar mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë lokale. Gjatë procesit të votimit, ai e cilësoi këtë fitore si një arritje të përbashkët, jo vetëm personale, por të çdo qytetari që besoi dhe kontribuoi në këtë rrugëtim.
Në një reagim pas rezultatit, Dushku shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se kjo fitore sjell një përgjegjësi edhe më të madhe për të vijuar punën me përkushtim, ndershmëri dhe seriozitet.
“Fitorja e sotme nuk është thjesht e imja, por e çdo njeriu që besoi, punoi dhe nuk u dorëzua asnjë moment.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen, për besimin dhe për çdo hap që hodhëm bashkë drejt këtij suksesi. Kjo fitore është një përgjegjësi më e madhe për të vazhduar përpara me përkushtim, ndershmëri dhe punë.
#VazhdojmëBashkë”
Ai e mbylli mesazhin me thirrjen për bashkim dhe vazhdimësi, duke nënvizuar se rruga përpara do të ndërtohet së bashku me qytetarët./mxh
