Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”, Mali ka ndarë reagimin e tij të parë publik, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit në shtëpi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh mirënjohës për publikun, duke theksuar se eksperienca prej 104 ditësh në format ka qenë e veçantë dhe me shumë vlerë për të.
“Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar,” shkruan ai.
Edhe pse nuk arriti të triumfojë në finale, Mali duket se ka fituar simpatinë e publikut, gjë që reflektohet edhe në reagimet e shumta pozitive në rrjetet sociale.
Në një mesazh të publikuar në faqen e tij në Instagram, theksohet se ai ka arritur një fitore morale përmes karakterit dhe qëndrimit të tij gjatë lojës.
“Mali fitoi Big Brother-in e tij, falë karakterit të fortë, dinjitetit dhe njerëzillëkut që tregoi në çdo moment. Ai fitoi zemrat e publikut me dashurinë dhe respektin që përcolli. Një fitore e merituar nga një njeri i vërtetë!” thuhet në reagim./mxh
