Në festën e organizuar pas përfundimit të sezonit të pestë të Big Brother VIP, drejtuesja e projektit Sara Hoxha ka falenderuar stafin për punën dhe suksesin e këtij sezoni, duke u ndaluar dhe vlerësuar bashkëshortin njerësh edhe moderatin e spektaklit Ledion Liço.
Para të pranishmëve në mbrëmjen festive, Hoxha u shpreh me fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi për punën e tij në spektakël, duke e cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të çdo sezoni:
“Dua të falënderoj Ledionin, i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe realisht është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it. Kam mësuar shumë prej teje, mësoj çdo ditë prej teje dhe jam shumë mirënjohëse që këtë rrugëtim e ndajmë bashkë.”
Fjalimi i saj u pritme duartrokitje nga të pranishmit, duke i dhënë mbrëmjes një moment emocional mes atmosferës festive të përmbylljes së sezonit./mxh
