Last Updated on 26/08/2025 by adminfjala
Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.
Ky vendim i Komisionit të Ligave dhe Garave u mor pas dakordësisë së të dy klubeve, pasi stadiumi i Flamurtarit është nën rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.
Gjithashtu, Komisioni i Ligave dhe Garave, në dakordësi me klubet, ka vendosur që ndeshja e fazës së dytë, Bylis – Flamurtari, të luhet në stadiumin “Flamurtari”. m.p.
