Donald Trump ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani duhet të zgjedhë mes nënshkrimit të një marrëveshjeje ose përballjes me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara.
Duke folur gjatë ceremonisë së diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Trump tha se forcat iraniane janë goditur rëndë dhe se kapacitetet e tyre ushtarake janë shkatërruar pothuajse plotësisht.
“Gjithçka është shkatërruar. Marina e tyre është shkatërruar. Forca ajrore e tyre është shkatërruar. Pothuajse gjithçka. Pyetja e vetme është nëse do të shkojmë ta përfundojmë punën apo nëse ata do të nënshkruajnë një marrëveshje. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se SHBA-të kanë opsionin për të ndërhyrë sërish, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të situatës nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin./mxh
