Last Updated on 20/05/2026 by EL
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar departamentin më të ri në PD të Inteligjencës Artificiale “Alternativa AI”.
Berisha u shpreh se vënia e teknologjisë në shërbim të qytetarëve është domosdoshmëri. Ai tha më tej se ky department krijohet për dy qëllime kryesore.
Ndër të tjera akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka përdorur teknologjinë për të kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.
“Dëshmojmë se përpjekja për vënien e saj në shërbim të qytetarëve, njeriut është domosdoshmëri. Ne krijojmë këtë department me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjithë avantazhet e epokës së urtësisë artificiale. Së dyti dhe më e rëndësishmje nesër në piushtet ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin dhe zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale.
Edi Rama e përdori teknologjinë për të kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e një vendi. Vodhi të dhënat e identitetit të njeriut. Ato të dhëna që qytetari i depoziton në qendrat e të dhënave të shtetit. Të gjitha ato u hakeruan dhe kaluan në dispozicion të patronazhistëve. Ky është abuzimi më ekstrem që mund të bëhet me teknologjinë”, tha Berisha./mxh
