Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, vijon të shprehë interesin e madh për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ivanka Trump ka ndarë tre libra të njohur mbi historinë e vendit.
Ndër librat, bie në sy edhe vepra e njohur “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i shkrimtarit Ismail Kadare.
Ivanka shkruan se po lexon këto libra për arsye kërkimore.
Nuk është hera e parë që vajza e presidentit Trump poston lidhur me Shqipërinë, teksa edhe në të kaluarën ka ndarë fotografi nga udhëtimet e saj në bregdetin e vendit./K.M

