Gëzimi për shpëtimin nga eliminimi u kthye në një moment të papritur dhe sikletshëm gjatë prime-it të djeshëm të Big Brother VIP Albania, ku në qendër të vëmendjes ishin Brikena dhe Mateo.
Pas shpalljes së rezultatit që konfirmoi se Mateo vazhdon garën, dyshja shpërtheu në festë brenda shtëpisë. Brikena vrapoi menjëherë drejt tij dhe e përqafoi me entuziazëm, duke ndarë emocionet e forta të momentit.

Megjithatë, gjatë këtij reagimi spontan, fustani i saj u ngrit padashje, duke zbuluar më shumë seç ishte menduar. Edhe pse ajo tentoi ta rregullonte menjëherë, përqafimi i fortë dhe dinamika e momentit e bënë situatën paksa të sikletshme për disa sekonda, ndërsa kamerat e kapën gjithçka.
Pavarësisht këtij episodi të papritur, Brikena dhe Mateo vazhduan të festonin pas konsolidimit të lidhjes së tyre me një hap tjetër siç ishte puthja, një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes./mxh
