Motrat Gigi dhe Bella Hadid nuk mund të mos ishin bashkë në sfilatën e Victoria’s Secret. Gjatë karrierave të tyre si modele, ato kanë parakaluar në një sërë sfilatash të njëjta gjatë Muajit të Modës, përfshirë markat si Versace dhe Jacquemus. Të dyja u ribashkuan edhe një herë në Sfilatën e Modës së Victoria’s Secret 2025. Dhe pse të mos e bënin? Fundja, ato kanë një histori si “engjëj” të certifikuar të markës.
Edhe pse Gigi dhe Bella parakaluan veçmas në pasarelën e Victoria’s Secret, fuqia e tyre e kombinuar si yje ndriçoi ambientin e Brooklyn Navy Yard. Për daljen e saj të parë, Gigi kishte veshur një kanatierë rozë me dantellë dhe të brendshme të njëjta, të kompletuara me një mantel dramatik me petale lulesh dhe taka rozë të stilit “Barbie”. Më vonë gjatë sfilatës, ajo u shfaq me një veshje tërësisht të bardhë dhe engjëllore: një bust të bardhë të ngushtë, fund të palosur dhe një palë krahë të bardhë të mbushur.

Ndërkohë, Bella kishte veshur një sutjenë dhe të brendshme sateni në ngjyrë të kuqe për daljen e saj të parë në pasarelë, të kombinuara me çorape të tejdukshme, rripa mbajtës dhe një shtesë të gjatë të integruar që zbriste pas saj si një mantel. Ajo u rikthye më vonë me një set të përbërë nga sutjenë dhe të brendshme me shkëlqim metalik dhe me fruda, të kompletuara me një palë të mëdha krahë të bardhë me formë petalesh lulesh. Sonte ishte paraqitja e saj e dytë në pasarelë pas një pauze të shkurtër nga modelimi më herët këtë vit. (E para ishte në sfilatën pranverore 2026 të Saint Laurent në Paris.) /K.M


