Last Updated on 15/04/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Hekurudha Durrës-Prishtinë është ideuar si një projekt i veçantë, pasi veç ndihmës në transport për dy vendet dhe rajonin, është një projekt që sjell edhe më afër dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjet nëpërmjet një videoje. Në këto pamjet shfaqen disa prej stacioneve të projektuara për këtë hekurudhë, ku pjesa më e madhe e tyre kalon përmes disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama e ka quajtur ‘Hekurudha Kuq e Zi’





S.M