Princi William dhe Princesha Kate e Britanisë morën pjesë në shfaqjen vjetore “Royal Variety” në Royal Albert Hall të Londrës. Pjesëmarrja e çiftit mbretëror shënon herën e gjashtë të pjesmarrjes së tyre në këtë event dhe të parën që nga shërimi i princeshës nga sëmundja që vuante.
Princesha Kate mbante veshur një fustan të gjatë prej kadifeje të gjelbër, ndërsa Princi William një kostum me kravatë të zezë. Këngëtarja britanike Katherine Jenkins e hapi eventin duke kënduar Himnin Kombëtar dhe si William ashtu edhe Kate u panë duke kënduar së bashku.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(599x0:601x2)/kate-middleton-prince-william-royal-albert-hall4-111925-62330a9d6e174f898b5e1ba0d76905d8.jpg)
Ceremonia e Royal Variety, e prezantuar këtë vit nga komediani britanik Jason Manford, është një gala bamirësie që mbledh para për njerëzit në biznesin e argëtimit që kanë nevojë për kujdes. Ndër artistët që u shfaqën në këtë event këtë vit ishin ylli i popit Jessie J, këngëtari fitues i çmimit Grammy, Laufey, grupi Madness dhe aktori Sir Stephen Fry./ K.M

