Last Updated on 09/09/2025 by adminfjala
Fotografi i Reuters në Shqipëri, Florian Goga, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të veçanta të Mariana Koçekut, e njohur ndryshe si Neomalsorja, e cila ditën e premte pritet të betohet si deputete e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.
Nga fotot e shkrepura në bujtinën e Neomalsores në Koman të Shkodrës, duket se zgjedhja si deputete nuk e ka larguar Mariana Koçekun nga stili i mëparshëm i jetesës./E.T
