Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Lufta në Lindjen e Mesme po vazhdon për të gjashtën ditë me radhë. SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të bombardojnë Iranin, duke vrarë të paktën 1230 persona që nga e shtuna. Forcat izraelite po bombardojnë gjithashtu Libanin, ndërsa sulmet e Teheranit janë të përqendruara në objektivat amerikane në vendet e Gjirit dhe në Izrael.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi për “lëvizje terroriste” në kufirin e vendit me Irakun, mes raportimeve se Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me forcat kurde në një përpjekje për t’i armatosur ato dhe për të nxitur një kryengritje kundër Teheranit. Në Shtetet e Bashkuara, Senati bllokoi një rezolutë për të kufizuar fushatën ushtarake të Trump kundër Iranit.
Franca u jep leje avionëve amerikanë të përdorin bazat e saj në Lindjen e Mesme
Raportohet për 4 zyrtarë të CIA-s të vrarë në Arabinë Saudite
Edhe gazeta Washington Post raportoi për sulmin, duke deklaruar se sulmi u krye ndaj kompleksit të ambasadës amerikane në Riad dhe është një arritje e rëndësishme për Iranin.
Megjithatë, gazeta amerikane nuk përmendi ndonjë viktimë.
Reuters raportoi dje se sulmi u krye nga një dron. /A.D
Foto: Në Xhakarta, luten për të ndjerin Ali Khamenei
