Smogu, ndotja akustike, ajo e ndriçimit, substancat artificiale dhe plastika dëmtojne zemrën. Ky mix toxik është përgjegjës për problemet kardivaskulare në të paktën një të katërtën e rasteve.
Në nivel botëror çdo vit verifikohen rreth 20 milion humbje jete si pasojë e sëmundjeve të sistemit kardiak, dhe 5.5 milion prej tyre janë drejtpërdrejt nga faktorët e sipërpërmendur.
Sipas European Society of Cardilogy, ESC, do ndryshohen udhëzimet evropiane të vitit 2021 në fletoren zyrtare, dhe do të shtohet për herë të parë edhe smogu si faktor rreziku real, ndërkohë që përkrah faktorëve të rrezikut tradicionalë, të rinj mjedisore si ndikues në përshpejtim të heshtur të sëmundjeve të zemrës, mbi bazë të mekanizmave si stres oksidues, inflamacion, disfunksion në enët e gjakut, dhe luhatje të ritmeve biologjike të gjumit.
Dokumenti dhe përpilimi i tij paraprak u paraqitën në Milano, përgjatë punimeve të seminarit botëror, ku morën pjesë ekspertët më të mirë në nivel global mbi temën e multi-ndotjes.
Nuk janë vetëm zemra dhe mushkëritë që preken nga ajri i ndotur, por këta faktorë dhe smogu mund të ndikojnë mbi aftësitë e organizmit për të rregulluar nivelin e glicemisë.
Gjithashtu ka prova konkrete që ndotja atmosferike lidhet me obezistetin dhe diabetin, duke shkaktuar luhatje në strukturën e ADN-së së disa qelizave që lidhen me indet përgjegjëse për djegien e kalorive.
Smogu vepron përmes mekanizmave precizë, ku grimcat më të vogla penetrojnë në thellësi të mushkërive, hyjnë në qarkullimin e gjakut duke provokuar dëme./kb
