Kombëtarja e Francës do të nisë fushatën e saj në Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Senegalin në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
“Gjelat” zbresin në fushë me statusin e favoritit absolut dhe me synime të mëdha, teksa kërkojnë të shkruajnë historinë duke tentuar finalen e tretë radhazi në këtë turne.
Për trajnerin Didier Deschamps, kjo është një ndeshje jubile, pasi do të jetë sfida e tij e 20-të në krye të pankinës franceze në një Botëror. Franca vjen nga një ecuri mjaft pozitive me 9 fitore në 11 takimet e fundit, por përballë do të ketë një Senegal mjaft solid.
Përfaqësuesja afrikane vjen në këtë turne si e pamposhtur në eliminatore me 7 fitore dhe 3 barazime, duke vendosur një rekord të ri për kontinentin e tyre.
Pak minuta para startit, dy teknikët kanë zbuluar 11-shet më të mira që do të zbresin në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE
Franca: Maignan, Kounde, Saliba, Upamecano, Theo Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Doue, Dembele, Olise, Mbappe.
Senegal: Mendy, Diatta, Koulibaly, Niakhate, Camara, I. Gueye, P. Gueye, Sarr, Mane, Jackson./mxh
