Kombëtarja e Francës dhe ajo e Suedisë do të përballen në kuadër të fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës.
Përfaqësuesja franceze vjen në këtë raund pas një faze grupesh pa asnjë humbje, ku arriti të grumbullonte pikë të plota dhe të shënonte gjithsej 10 gola.
Në krahun tjetër, Suedia siguroi kualifikimin si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke regjistruar një rekord prej 7 golash të shënuar në ndeshjet e para.
Pak minuta përpara vërshëllimës startuese, dy trajnerët kanë publikuar emrat e lojtarëve titullarë që do të zbresin në fushë. Ky takim do të përcaktojë skuadrën tjetër që kalon në fazën e 1/8-ave./mxh
