Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar për trafik droge, pasi zbuloi 41 kilogramë hashash dhe marihuanë të fshehur brenda kompresorit në një furgon.
Siç bëhet me dije nga mediat italiane, arrestimi ndodhi përgjatë autostradës Chieti-Pescara.
Oficerët ndaluan automjetin në tranzit dhe, gjatë një kontrolli në bagazh, gjetën një kompresor të madh të importuar nga jashtë vendit.
Lëndët narkotike ishin të fshehura brenda pajisjes dhe më pas u sekuestruan./k.m
