Last Updated on 04/11/2025 by Kesjana
Nga Mentor Kikia
Foto 1: Incenetaroi i Elbasanit, që nuk punoi kurrë, pasi u ndez vetëm për të treguar se punonte.
Foto 2: Mali me mbetje në Elbasan
Foto 3: “Incenerimi” në natyrë i mbetjeve në Elbasan.
Historiku:
Një projekt ekonomik i hartuar nga dy mashtrrues, klientë të qeverisë, me sekser një ministër në arrati, mori shpejt e shpejt mbështetjen e qeverisë.
Qeveria ndryshoi drejtimin e menaxhimit të mbetjeve, nga riciklim e ripërdorim, në djegie. Përkundër direktivave europiane, strategjive dhe vetë ligjit për menxhimin e mbetjeve.
Qeveria bëri gjithëçka për të thënë se kjo është krenaria e mekanizmit menaxhues të mbetjeve. Se inceneratori punonte e madje prodhonte energji, edhe pse nuk ishte lidhur me sistemin e transmetimit të energjisë.
Bëri gjithëçka për të mbytur çdo zë kritik. Inceneratorët u shndërruan në bankomatë për media dhe shumë analistë e gazetarë.
Më në fund realiteti pranohet zyrtarisht. Qeveria hapi thesin për të ndërtuar landfille tani, atje ku bëri inceneratorët.
Epoka e inceneratorëve mbyllet. Dhjetra milina euro u “dogjën”.
Në skenë është thërritur një skemë e re për menaxhimin e mbetjeve. Do Zoti të mos dështojmë sërish./kb

