Një anije tregtare që transportonte grurë u fundos në Detin e Azovit.
Një zyrtar rus bëri me dije përmes një postimi në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’, se nga fundosja e anijes është shënuar një viktimë dhe dy të zhdukur.
Vladimir Saldo, i cili është emëruar nga Rusia për të administruar zonat e kontrolluara nga Moska në rajonin Kherson në Ukrainë, tha se nëntë anëtarë të ekuipazhit u gjetën gjallë në breg dhe se ata janë shtetas rusë.
Zyrtari rus deklaroi se për ngjarjen kanë nisur hetime të thelluara./mxh
