Last Updated on 27/06/2025 by adminfjala
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas.
23-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në Gran Canaria, më 9 qershor. Ai qëndroi në koma për 15 ditë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte nga plagët e rënda që kishte marrë.
Klubi i Las Palmas publikoi një deklaratë prekëse për humbjen e lojtarit të ri, si dhe një video përkujtimore në nderim të tij.
“UD Las Palmas shpreh keqardhjen më të thellë për ndarjen nga jeta të Zebensui Ramos Gonzalez, i njohur në futboll si Zeben,” thuhej në deklaratë. “Lojtari i ekipit Las Palmas C, në moshën 23-vjeçare, nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra në aksidentin tragjik më 9 qershor.”
I riu përshkruhet si një mbrojtës i krahut të majtë shumë i përkushtuar dhe me një qëndrim shembullor si brenda dhe jashtë fushës.
Fal një pune të palodhur që ai bënte, kishte fituar mundësinë të stërvitej rregullisht edhe me ekipin rezervë të Las Palmas, Las Palmas Atletico.
“Familja e ‘Verdheve’ është në zi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij. Zeben do të mbetet përjetë në zemrat tona,” përfundon deklarata. m.p.