Çështja e presidentit në Kosovë vijon të jetë një ngërç i pazgjidhur edhe pas takimit të sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi mes palëve ka përfunduar dhe nuk ka pasur dakortësi në lidhje kandidatin.
Sipas Abdixhikut, Kurti insiston që posti i presidentit të vijë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. LDK nuk e pranon këtë dhe palët kanë vendosur që të mos ketë më takime të tilla negociuese.
Pas takimit. Abdixhiku u shfaq për mediat dhe tregoi detaje nga takimi me kryeministrin Kurti, duke e hedhur fajin te pala tjetër për mungesën e një marrëveshjeje.
“Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë.
S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet. Ai ka shtuar se ka bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje, por sipas tij nuk është arritur marrëveshje.
U përpoqa, provova, por nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda partisë. Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së”, është shprehur ai.
