Last Updated on 03/07/2026 by EL
Reperi Getoar Selimi sot feston një nga ditët më të veçanta të jetës së tij, pasi mbush 44 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë, reperi ka marrë urime të shumta nga kolegë, miq dhe të afërm duke ja bër ditën edhe më të bukur.
Megjithatë, urimi që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ishte ai i bashkëshortes së tij, Marina Vjollca.
Përmes një postimi në Instagram, Marina i dedikoi fjalë plot dashuri partnerit të saj, duke i treguar se sa shumë e do.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit dhe babait më të mirë!
Ti je forca jonë! Mos e humb kurrë shpirtin tënd të çmendur dhe krijues, unë tashmë e shoh të njëjtin shpirt të egër dhe artistik që shkëlqen tek Marget. Të duam më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalët,” shkruan ajo./ET

