Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi sot se Italia po i tregon Evropës rrugën e zhvillimit, duke rikthyer imazhin e vendit pas tre vitesh, kur sipas saj, ishte “dele e zezë” e kontinentit.
Duke folur në një tubim parazgjedhor në Bari, Meloni theksoi: “Më kujtohet si thoshin se kurrë nuk do të arrinim të qeverisnim ose se qeveria jonë do të zgjaste më pak se gjashtë muaj. Sot jemi qeveria e tretë më jetëgjatë e Italisë në historinë moderne. Para tre ditësh, Financial Times shkroi se Evropa duhet të marrë mësim nga vendi ynë.”
Kryeministrja ripërsëriti se do të shfrytëzojë të gjithë mandatin pesëvjeçar dhe se qytetarët do ta gjykojnë veprën e saj. Ajo theksoi se vetëm italianët kanë të drejtën ta largojnë nga detyra dhe se demokracia funksionon sipas rregullave të qytetarëve, jo të opozitës./ MXH
